Punë në Belgjikë

Lidhja juaj për në tregun belg të punës

Pse duhet Link2Europe?

0

njerëzit kanë gjetur
punë falë nesh

0 %

klientë
të kënaqur

0

vite
eksperiencë

0

kompani që bashkëpunojnë
me ne

Pse në Belgjikë?

Po kërkoni një eksperiencë të re pune jashtë shtetit? Ose një mundësi për punë me kushte më të mira? Për periudhë të shkurtër ose për periudhë të gjatë?

Belgjika ka një ekonomi me të ardhura të larta të avancuar dhe të qëndrueshme. Ajo ofron një standard të lartë jetese, cilësi jete, shëndetësi dhe arsim cilësor. Gjithashtu është klasifikuar si një nga vendet më të sigurta dhe më paqësore në botë.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, të huajve që punojnë në Belgjikë u jepen të njëjtat rregulla dhe kushte si forcës punëtore vendëse që nga dita e parë. Sistemi belg i pagave ju ofronlehtësira të shumta që nuk gjenden në shtete të tjera, si paga e trembëdhjetë, pagesa e pushimeve, asistencë për fëmijë, kuponë për ushqime, e shumë të tjera! Përveç kësaj, si i huaj mund të komunikoni me lehtësi me vendësit në anglisht dhe të takoni shumë prej bashkëkombësve tuaj që punojnë tashmë këtu!

Dhe sigurishtcilësia e jetës është e rëndësishme! Në Belgjikë do të gjeni një shoqëri të dashur, shumëkulturore dhe të gëzueshme në qendër të Evropës me qytete të bukura, çokollatë që ju shkrin në gojë dhe një varietet të panumërt të birrave më të mira të botës…

Si të aplikoni?

Procesi i rekrutimit
hap pas hapi

5 hapa për punën tuaj të re!

1

Gjeni një ofertë që përshtatet me kualifikimet tuaja.

2

Përgatitni CV-në tuaj dhe na e dërgoni.

3

Nëse CV-ja juaj përputhet me profilin e punës, do t’ju telefonojmë për një intervistë.

4

Nëse intervista del me sukses, do t’ia japim aplikimin tuaj klientit tonë.

5

Kur zgjidhni për punën nga klienti ynë, ne do t’ju ndihmojmë me të gjitha formalitetet për t’ju ndihmuar të sistemoheni në punën dhe jetën tuaj të re në Belgjikë.

Partnerët tanë